Emri/ Mbante pistoletë ndërkohë që qarkullonte me makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Emri/ Mbante pistoletë ndërkohë që qarkullonte me makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Është arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, e cila qarkullonte e armatosur me armë zjarri pistoletë. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kryqëzimi”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë. Sipas Policisë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetase që lëvizte e armatosur, u organizua operacioni, i cili çoi në ndalimin e një automjeti tip “Golf”, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në drejtim të hyrjes për qytetin e Rrëshenit. Gjatë kontrollit të automjetit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja Jetmira Biba, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për veprën penale “Mbajtja pa...