Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Emri/ Goditi disa herë me thikë një person në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari
Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje. Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Miha, i lindur në Bulqizë, i cili akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Durrës. Ekstradimi u realizua si rezultat i bashkëpunimit operacional mes Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe autoriteteve homologe në Athinë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2024, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Sipas akuzës, mbrëmjen e datës 6 tetor 2022, për motive të dobëta, ai ka plagosur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. F., në lagjen nr. 13,...








