Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
EMRAT/ Festat “kanë trokitur”! Merren masa: Procedohen dy pronarë biznesesh, sekuestrohen 982 fishekzjarre (VIDEO)
fishekzjarret e sekuestruara SARANDË- Një tjetër rast i tregtimit të lëndëve piroteknike pa autorizim është goditur së fundmi nga policia, teksa ndodhemi vetëm pak ditë nata e ndërrimit të viteve. Policia e Sarandës ka proceduar penalisht pronarët e dy subjekteve tregtare, Leonidas Marini, 26-vjeç dhe Mentor Halo, 55-vjeç, pasi tregtonin në kundërshtim me ligjin lëndë piroteknike, fishekziarre. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në subjektet tregtare u sekuestruan në cilësinë e provës material, 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla. Njoftimi: Sarandë/ Vijojnë kontrollet në kuadër të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike. Sekuestrohen 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla. Procedohen penalisht dy pronarët e subjekteve tregtare. Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të...