Emigrimi masiv, Tabaku: Sistemi ekonomik po detyron të rinjtë të largohen nga vendi
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar mbi faktin largimin masiv të qytetarëve nga Shqipëria. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se kjo është pasojë e një sistemi ekonomik dhe institucional të manipuluar që nuk shpërblen meritën dhe konkurrencën. Sipas Tabakut, Shqipëria sot përballet me një udhëkryq ekonomik që po i detyron qytetarët të largohen sërish masivisht nga vendi. Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Tabaku theksoi se vetëm gjatë vitit 2024 rreth 44 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në periudhën e pandemisë 2021–2022 vendi ka humbur rreth 180 mijë qytetarë për shkak të emigrimit, 60% e të cilëve janë të rinj. “Janë të rinjtë që përballen me koston në rritje të jetesës, me...
Burimi:
sot.com.al