Ekstradohet Mario Çela nga Belgjika, Gjykata e Veronës kishte revokuar më herët një masë sekuestroje për pasuritë
Është ekstraduar këtë të premte në Shqipëri, Mario Çela, vëllai i Suel Çelës. Policia e Shtetit njoftoi se si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, u bë i mundur ekstradimi i Çelës drejt vendit tonë, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë një vendim i dhënë në 4 gusht 2025 nga Gjykata e Veronës, për sekuestrimin e pasurive të këtij të fundit në Itali, nën dyshimin se vinin nga para që lidhen me krimin, e ka rrëzuar duke ia kthyer sërish me argumentin se pasuritë janë të ligjshme dhe nuk...
Burimi:
top-channel.tv