Ekspertët paralajmërojnë: Shifrat reale të dhunës ndaj grave në Shqipëri mund të jenë më të larta

Ekspertët paralajmërojnë: Shifrat reale të dhunës ndaj grave në Shqipëri mund të jenë më të larta

Dhuna fizike dhe seksuale ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri vazhdon të jetë një problem shqetësues. Sipas raportimeve të fundit nga OBSH, 1 në 5 gra në vend ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale nga partneri gjatë jetës së saj. Edhe në nivel europian situata është e alarmante. Raportet e ekspertëve të shëndetësisë botërore tregojnë se të paktën 26% e grave të moshës 15–49 vjeç kanë përjetuar dhunë nga partneri intim ose dhunë seksuale gjatë jetës. Ekspertët theksojnë se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta, pasi shumë raste nuk denoncohen për shkak të frikës, presionit social apo varësisë ekonomike. Pasojat janë të shumfishta dhe shpesh serioze. Gratë dhe vajzat që përballen me dhunë vuajnë nga probleme shëndetësore, përfshirë dëmtime fizike, probleme seksuale...