“Eja, eja luleborë!” Ivanka Trump ndan pamje nga bregdeti i Vlorës duke e shoqëruar me këngë shqip
Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa momente nga vizita e saj në Zvërnec dhe përgjatë bregdetit të Vlorës. Pamjet e publikuara prej saj në Instagram përfshijnë fotografi dhe video ku spikasin bukuritë natyrore të zonës, deti dhe gjelbërimi karakteristik, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit. Videot shoqërohen me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”. Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në qytetin e Vlorës, ndërsa mbrëmjen e kaluar u prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Kryeministri Rama u takua me Ivanka Trump edhe gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, ku ata darkuan së bashku në praninë e delegacionit që e shoqëronte. Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka...
Burimi:
gijotina.com