Efektivi humb jetën në autostradën Tiranë–Durrës pas një arresti kardiak
Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, teksa po drejtonte automjetin e tij në autostradën Tiranë–Durrës. Bëhet fjalë për Eduart Biba, 45 vjeç, i cili shërbente si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Efektivi ndërron jetë tragjikisht gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, “Në autostradën ‘Tiranë–Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”.
Burimi:
kohajone.com