“Edi Rama jep 4 mln euro për një koncert, ndërsa shqiptarët nuk marrin dot shërbim”/ Protestuesja nga Belgjika: Nëse…

“Edi Rama jep 4 mln euro për një koncert, ndërsa shqiptarët nuk marrin dot shërbim”/ Protestuesja nga Belgjika: Nëse…

Një protestuese e ardhur nga Belgjika ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke denoncuar shpenzimet e qeverisë për aktivitete argëtuese në raport me gjendjen e shëndetësisë dhe duke kërkuar heqjen e imunitetit për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në fjalën e saj, ajo tregoi se prej sa vitesh jeton jashtë vendit dhe shpjegoi arsyen e pranisë së saj në shesh. “Jetoj prej 27 vitesh në Belgjikë. Jam këtu sot për të protestuar! Edi Rama jep 4 milionë euro për një koncert, ndërsa shqiptarët nuk marrin dot shërbim shëndetësor!” u shpreh ajo. Më tej, protestuesja kërkoi që drejtësia dhe hetimet të përqendrohen te zyrtarët e lartë shtetërorë dhe jo te reagimet e qytetarëve. “Nëse do të hetosh review që lë populli në biznese të caktuara, hiq imunitetin e Ballukut...