“Edi Rama, i profilizuar si ‘Doni i ri i Shqipërisë’”/ Intervista e tij në ‘Financial Times’, Zhulali: Goditje e rëndë

“Edi Rama, i profilizuar si ‘Doni i ri i Shqipërisë’”/ Intervista e tij në ‘Financial Times’, Zhulali: Goditje e rëndë

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka komentuar intervistën e fundit të Edi Rama për Financial Times, duke e cilësuar atë si një nga goditjet më të rënda që media prestigjioze britanike i ka bërë imazhit të kreut të qeverisë shqiptare. Sipas Zhulalit, Financial Times, një nga gazetat më me ndikim në botë, e lexuar nga diplomatë, investitorë dhe drejtues të kompanive më të mëdha ndërkombëtare, ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e paraqet Ramën. Në vend të liderit reformator që promovonte vite më parë, gazeta e profilizon sot si një figurë të lidhur me realitetin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Zhulali theksoi se një nga elementët më problematikë të intervistës ishte pranimi nga vetë kryeministri i ekzistencës së fenomenit të pastrimit të parave...