“Edi Rama, është kërcënimi më i madh për integrimin”/ Raporti i IBAR, Muçollari: Asnjë fjalë për këto, përse hesht?

“Edi Rama, është kërcënimi më i madh për integrimin”/ Raporti i IBAR, Muçollari: Asnjë fjalë për këto, përse hesht?

Pasi Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së thanë se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin, lidhjet me krimin, duhet të lejojë drejtësinë të veprojë e të mos ruajë imunitetin e qeveritarëve, si edhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, u vendos të ulen në tryezë me qeverinë së cilës i adresohen të gjitha këto shqetësime, kërkesa dhe kushte. Ajo që nis sot është provimi i vështirë për Edi Ramën, i cili deri më tani ka lundruar nëpër qendrat e Europës me batuta e atlete. Që në momentin kur doli raporti i IBAR me detyrat e rrepta të shtëpisë, Kryeministri ynë, në asnjë rast e për asnjë minutë, nuk ka folur për asnjërën prej tyre. Ka disa orë live në dorë, por hesht për kushtet....