“Edhe Dua Lipa po thotë atë që shqiptarët përsërisin në rrugë”/ Partia Demokratike Europiane godet sërish Ramën
Partia Demokratike Europiane ka lëshuar një tjetër reagim të ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke sjellë në vëmendje qëndrimin e fundit të yllit me famë botërore, Dua Lipa, lidhur me ndryshimet e ligjeve mjedisore në Shqipëri. Përmes një deklarate zyrtare, kjo forcë politike ka theksuar se zëri i artistes ndërkombëtare thjesht përforcon atë që qytetarët shqiptarë po e kërkojnë në sheshe prej më shumë se një muaji. Sipas tyre, “ligjet mjedisore nuk mund të ndryshohen pas dyerve të mbyllura, pa konsultim publik”, duke dënuar kështu mungesën e transparencës nga ana e qeverisë. Nga Partia Demokratike Europiane shprehen se ky reagim mbart një peshë të madhe publike. “Ky nuk është një koment i njerëzve të famshëm. Është zëri i një vendi që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe...
Burimi:
sot.com.al