E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani
Një 43-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Gjermani, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një bashkëvuajtësi brenda burgut të Straubingut. Krimi ndodhi në fund të vitit 2024, ndërsa viktima ndërroi jetë në fillim të vitit 2026 pas më shumë se një viti në gjendje kome. Sipas vendimit të gjykatës, shqiptari hyri në qelinë e të burgosurit sapo u hapën qelitë në mëngjes, mbylli derën pas vetes dhe e sulmoi me grushte. Viktima u rrëzua, duke goditur kokën në radiator, ndërsa autori vijoi ta godiste me të paktën dy shqelma në kokë përpara se të largohej. Rreth tre minuta më vonë, një tjetër i burgosur e gjeti të plagosurin rëndë dhe ai u transportua në spital, ku ra në...
Burimi:
gijotina.com