E vrau me thikë dhe trupin ia hodhi nga një shkëmb, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për ish të dashurin e studentes shqiptare në Romë
Prokuroria e Romës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sulës, në mars të vitit të kaluar. Sipas akuzës, i riu e vrau me thikë vajzën dhe më pas hodhi trupin e saj, të futur në një valixhe, në një humnerë. Samson, i cili ka pranuar krimin, akuzohet për vrasje me paramendim dhe fshehje të kufomës. Gjatë seancës gjyqësore, prokurorët deklaruan se krimi “ishte planifikuar dhe u ekzekutua me gjakftohtësi”. Procesi po zhvillohet në sallën bunker të burgut Rebibbia në Romë. Sipas hetimeve, Samson e ka goditur Ilarian tre herë me thikë në qafë në apartamentin e tij në Romë. Pas vrasjes, ai dyshohet se e fshehu trupin në një valixhe...
Burimi:
top-channel.tv