E tepruan me alkoolin, dhjetëra të rinj përfundojnë në spital në Fier

E tepruan me alkoolin, dhjetëra të rinj përfundojnë në spital në Fier

Festa e ndërrimit të viteve është shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, pas konsumimit të alkoolit. Raportohet se më shumë se 25 të rinj kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar. Po ashtu tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga përdorimi i fishekzjarreve.