E rëndë/ Tentoi që të vriste nënën e bashkëjetueses, duke e goditur me makinë, arrestohet i riu

E rëndë/ Tentoi që të vriste nënën e bashkëjetueses, duke e goditur me makinë, arrestohet i riu

Tentoi të vriste, duke e goditur me automjet nënën e bashkëjetueses, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohet automjeti i përdorur në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi C. B., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se, rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, 28-vjeçari ka shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në këtë moment kanë dalë...