E rëndë në Korçë, merr flakë banesa, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

E rëndë në Korçë, merr flakë banesa, e moshuara ndërron jetë nga asfiksia

korce KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, banesë në lagjen nr.13 të qytetit është përfshirë nga flaët dhe për pasojë një 73-vjeçare ka ndërruar një jetë. Mësohet se e moshuara jeton e vetme në banesë, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk bëhen ende të ditur, teksa grupi hetimor po punon për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Njoftimi i policisë Korçë/Informacion paraprak Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të...