E rëndë/ Grabiste vilat, dënohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, dy shokët e tij sulmuan karabinierin në krye të detyrës

E rëndë/ Grabiste vilat, dënohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, dy shokët e tij sulmuan karabinierin në krye të detyrës

Një 46-vjeçar shqiptar i arrestuar për grabitje vilash në Itali, është shpallur fajtor dhe dënuar në një gjyq që u zhvillua me procedurë të përshpejtuar. Ai ishte arrestuar gjatë një aksioni para Krishtlindjeve, teksa u kërcënua e sulmua edhe një karabinier në krye të detyrës. I arrestuari është Agli Licaj, që u dënua me 8 vite burg në një gjyq të shkurtuar. Ai u përfaqësua nga Antonio Ferdinando De Simone dhe u akuzua për kryerjen e grabitjes së dhunshme, së bashku me dy bashkëpunëtorë që ishin në arrati, më 21 dhjetor 2025. Zyra e Prokurorit kishte kërkuar një gjykim të menjëhershëm për shqiptarin, i cili aktualisht është në burg. Gjyqtari i seancës paraprake të Gjykatës së Latinës, Giuseppe Cario, dha verdiktin, duke dhënë të njëjtin...