E rëndë/ Dyshohet se dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçare, e cila punonte si edukatore në një kopsht privat. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet B. H. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku ajo ushtronte detyrën. Materialet procedurale për rastin i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme hetimore. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte. Specialistët për...
Burimi:
ntv.al