E rëndë/ Dhunoi dhe bëri për spital motrën e tij, policia vë në pranga adoleshentin, nisin hetimi ndaj 14-vjeçarit
Policia greke ka vënë në pranga një 14-vjeçar shqiptar pasi dyshohet se ka dhunuar motrën e tij, 16-vjeçare. I mituri, nxënës në një gjimnaz të Selanikut, u arrestua me akuzën se ka goditur me grushte motrën e tij, ndërsa sipas dosjes hetimore, ngjarjes i ka paraprirë një sherr mes tyre për arsye banale. Sipas mediave greke, incidenti ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa vajza 16-vjeçare u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. 14-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Selanik dhe, me urdhër të prokurorit, u la i lirë, ndërsa u urdhërua zhvillimi i një hetimi paraprak.
Burimi:
sot.com.al