E parkuar në oborrin e shtëpisë, merr flakë makina në Lezhë

E parkuar në oborrin e shtëpisë, merr flakë makina në Lezhë

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë. Makina ka qenë e parkuar brenda oborrit të dioqezës së Lezhës. Ajo kishte qenë e parkuar prej gati një jave dhe, në momentin e shpërthimit në flakë, fatmirësisht nuk ka pasur persona brenda. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë, duke parandaluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të flakëve në godinën e Ipeshkvisë së Lezhës. Si shkak paraprak dyshohet një shkëndijë elektrike. Top Channel