E para për 2026-ën! Adriatik Lapajt proteston para Kryeministrisë, Policia publikon planin e masave

E para për 2026-ën! Adriatik Lapajt proteston para Kryeministrisë, Policia publikon planin e masave

Adriaktik Lapaj TIRANË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 12:00, protestën e parë për këtë vit përpara Kryeministrisë. Në lidhje me tubimin, Policia e Tiranës ka bërë publike masat e ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e protestës. Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 11:00 e paradites deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në segmentin rrugor nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Policia bën me dije se, në varësi të ecurisë së protestës dhe numrit të pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore në zonën...