E mbajtën disa orë në Komisariat! Lirohen organizatori Arben Kola dhe një tjetër protestuese

E mbajtën disa orë në Komisariat! Lirohen organizatori Arben Kola dhe një tjetër protestuese

Është liruar nga Komisariati nr.1 në Tiranë një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, si dhe një tjetër protestuese e shoqëruar gjatë tubimit të sotëm. Kola dhe protestuesja ishin shoqëruar nga policia pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Parlamentit, ku pati përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të rendit. Pas qëndrimit prej pak orësh në ambientet e komisariatit, ata janë lënë të lirë, ndërsa protesta vijon të jetë e planifikuar të zhvendoset në orën 19:00 para Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të zhvilluara prej javësh.