E kishin kthyer magazinën në vend për kultivimin e lëndëve narkotike, vihen në pranga katër persona në Shijak, mes tyre punonjësi i OSHEE

E kishin kthyer magazinën në vend për kultivimin e lëndëve narkotike, vihen në pranga katër persona në Shijak, mes tyre punonjësi i OSHEE

Katër persona janë vënë në pranga, pasi e kishin kthyer magazinën në vend për kultivimin e lëndëve narkotike, në qytetin e Shijakut. Një prej të arrestuarve është punonjës i OSHEE-së, teksa një tjetër person i përfshirë mbetet në kërkim. Ata kishin përshtatur një magazinë për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, por që ishin prerë para se të ndërhynte Policia, boçe dhe mbetje të dyshuara lënde narkotike kanabis, pompë uji, filtër ajrimi, tub për aspirim, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 paketa të energjisë elektrike, bllok siguresash dhe pajisje të tjera...