E-Albania në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk kanë akses, procedurat u mbeten pa kryer

E-Albania në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk kanë akses, procedurat u mbeten pa kryer

“Provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15 minuta që tentojmë dhe e pamundur”, është shprehur Etleva Treska. Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë këto problemet më të hasura për bizneset të cilat prej ditësh në këto ditë fundviti kanë mbetur me punët pezull. Edhe qytetarët hasin vështirësi në dokumentacione teksa çdo gjë duhet të kryhet online. “Duhet ta shikojmë në dy këndvështrime ajo përdoret kryesisht dhe nga individët. Dhe aplikimi i emigrantëve për rinovim dokumentesh është i pamundur. Me bizneset ka shumë probleme. Sapo e kisha një klient nuk u loguam dot. Siç...