E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon, askush nuk përgjigjet
ealbania nuk punon TIRANË- Ka më shumë se një javë që aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi një platformë e rëndësishme, sistemi self-care, që funksionon përmes e-Albania nuk punon. Edhe më parë ky sistem ka pasur probleme, por herë pas here aksesohej. Po ka disa ditë që ai është tërësisht jo funksional dhe ankesat e bizneseve kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe Monitor, që po e trajton këtë problem prej një jave ka pyetur disa herë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon platformën, por përgjigja ka qenë :”Sistemi është në rregull”. “Monitor” ka mësuar se ka pasur probleme me tenderin e mirëmbajtjes dhe një valë dorëheqjesh ka përfshirë AKSHI-n, ndërkohë që dhe SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për tendenat që...
Burimi:
zeri.ai