Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Dyshohet se la shtatzënë 12-vjeçaren, Rushan Selko mohon akuzat në Gjykatë, fetuesit do i bëhet testi i ADN-së
RUSHAN SELKO KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për 67 vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzanë një 12 vieçare. Selko sipas policisë së Korçës, abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit. Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj. Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22-javëshe shtatzënë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë. Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg...