Dyshohet se dëmtuan një të mitur gjatë operacionit,  nis hetimi ndaj dy mjekëve në Tiranë

Dyshohet se dëmtuan një të mitur gjatë operacionit, nis hetimi ndaj dy mjekëve në Tiranë

Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy mjekëve, të cilët dyshohet se kanë vonuar trajtimin e një të miture. Sipas njoftimit të policisë, nën hetim janë shtetasit L. H., 30 vjeç dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me profesion mjek. Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të shtetasit Sh. M., i cili pretendon se këta dy mjekë kanë shkaktuar vonesa në trajtimin mjekësor të vajzës së tij të mitur. Gjithashtu, babai i të miturës ka deklaruar se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët i kanë dëmtuar shëndetin vajzës së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. H., 30 vjeç dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me detyrë mjek, pasi...