Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave
Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputetë në komunën e Drenasit, duke shtyrë Prokurorinë Themelore të Prishtinës të autorizojë Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve të mëtejshme. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës. Dyshimet lidhen me dallime mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit. Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera, përfshirë Ferizajn dhe Malishevën, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave të rregullta në disa zona për shkak të mospërputhjeve në votat e...
Burimi:
gijotina.com