Dy vjet pas vrasjes në krye të detyrës, polici Novruz Cenalia rivarroset në “Varrezat e Dëshmorëve”

Dy vjet pas vrasjes në krye të detyrës, polici Novruz Cenalia rivarroset në “Varrezat e Dëshmorëve”

Dy vjet pas rënies në krye të detyrës në Fier, rivarroset në varrezat “Dëshmorët e Kombit” polici Novruz Cenalia. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut. Vetëm tre ditë më parë familjarë, kolegë, të afërm dhe drejtues të uniformave blu kujtuan Cenalian në Fier, duke vendosur kurora e buqeta me lule. Në fjalën e tij mbajtur para familjarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit dhe kërkoi që drejtësia t’i shkojë deri në fund ngjarjes kriminale. Ceremonia tha ministri, nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por një moment përuljeje para sakrificës së një punonjësi policie që, sipas tij, e pa...