“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

“Dy persona e goditën fizikisht”, policia e Vlorës njofton mbi dhunimin e avokatit

Policia e Vlorës ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, ku u dhunua avokati Kujtim Cakrani, 55 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike, pranë një pike karburanti, avokati është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar, teksa po furnizonte automjetin e tij me karburant. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pozicionimit të automjetit në vendin e furnizimit, çka ka sjellë bllokimin e mjeteve të tjera. Situata është përshkallëzuar dhe dy personat e përfshirë e kanë goditur fizikisht avokatin, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital. Nga veprimet e para hetimore, policia ka arritur të identifikojë automjetin me të cilin autorët janë larguar nga vendngjarja.   Ndërkohë, grupi hetimor,...