Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë

Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së Zogut. Si pasojë e përplasjes mes një mjeti tip “minicoper” dhe një automjeti tjetër tip “Golf”, kanë mbetur të lënduar katër persona, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, të cilat ende nuk dihen. gijotina.com/