Durrës, babai godet me thikë vajzën e tij dhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në qytetin e Durrësit. Sipas policise, një 56-vjeçarMikel Ndoi ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, Xhensila Ndoi. Sipas policisë, pre e sulmit ka rënë dhe një kalimtar i rastit, që ka ndërhyrë për të shmangur tragjedinë. Ngjarja është shënuar në lagjen në 12 të Durrësit. Të plagosurit raportohet se po marrin mjekim ne spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mësohet se prindërit e vajzës kanë qenë të divorcur. Babai i saj jeton në Itali dhe kërkonte bashkimin me familjen. Ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policise: Durrës / Informacion paraprakMë datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në...
Burimi:
gijotina.com