Duhet festuar apo protestuar? Sot 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas!
Sot është 8 Marsi, e njohur si Dita e Gruas. Për më shumë se një shekull njerëzit në mbarë botën kanë shënuar 8 Marsin si një ditë të veçantë për gratë. Në shumë vende të botës, kjo ditë kujtohet si festë e protestë, si një traditë që ka nisur që nga fillimi i shekullit të 20-të. Por për çfarë bëhet fjalë? A është festë apo protestë? Dita Ndërkombëtare e Grave nisi nga lëvizja e punës për t’u bërë një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara. Gjithçka nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën...
Burimi:
ntv.al