“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center në dy kullat e Tiranës
Emisioni investigativ italian Le Iene ka publikuar pamje nga aksioni kundër call-center në Tiranë, të cilët kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme. “Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-center. Në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente,...
Burimi:
top-channel.tv