Duan të na marrin pronat për kullë”, 16 familje në Vlorë mbahen ‘peng’ prej 27 vitesh nga firma ‘Hanxhari’

Duan të na marrin pronat për kullë”, 16 familje në Vlorë mbahen ‘peng’ prej 27 vitesh nga firma ‘Hanxhari’

Një firmë ndërtimi po mban “peng” prej më shumë se 27 vitesh plot 16 familje në Vlorë, duke mos i kolauduar pallatin 4 katësh, megjithëse këto familje i kanë blerë apartamentet me kontrata të rregullta noteriale. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankuan banorët e pallatit në lagjen “1 Maji”, të cilët thanë se firma ndërtuese “Hanxhari” synon që në truallin ku ndodhet godina të ndërtojë një kullë. “Na kanë ardhur përfaqësues të firmës dhe duan të bëjnë ‘pazar’ me ne. T’na largojnë dhe aty të bëjnë atë kullën. Ne i kemi blerë apartamentet me kontratë, po firma s’e kolaudon pallatin” thotë një prej banorëve. Disa të tjerë pohojnë se pallati është ndërtuar me një leje ndërtimi të vitit të largët 1996, në...