“Duam dorëheqjen e panegociueshme të Ramës”/ Thirrja e fortë e qytetares: Nuk përçahemi, jemi këtu për Shqipërinë

“Duam dorëheqjen e panegociueshme të Ramës”/ Thirrja e fortë e qytetares: Nuk përçahemi, jemi këtu për Shqipërinë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka mbetur i mbushur plot edhe sot, në ditën e 23-të të protestës masive mbarëpopullore kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Një prej qytetareve që mori fjalën përpara turmës vuri theksin te nevoja emergjente për një kontratë të re sociale dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kërkuar që vendimmarrja t’i kthehet sovranit përmes referendumeve. “Kemi shprehur kërkesat tona, ku kërkojmë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Nuk jemi këtu për të bërë parti politike. Jemi për të kërkuar një kontratë të re sociale të qytetarëve me shtetin, ku të mos jenë 140 deputetë që vendosin për fatet tona, të mos jenë ata deputetë me lista të mbyllura që vendosin për ne, por të kemi ne të drejtën...