“Dua Lipa, i cilëson frymëzim”/ BBC për protestat kundër Ramës: Mijëra njerëz në shesh që nga fundi i majit, një…
BBC Global Woman i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Shqipëri kundër projektit turistik të planifikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, duke i paraqitur ato si një nga lëvizjet më të mëdha qytetare të muajve të fundit. Në artikull thuhet se protestat, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kanë nisur si reagim ndaj projektit të një resorti luksoz pranë një ekosistemi të mbrojtur, ku jetojnë flamingo, foka dhe breshka deti. Sipas medias, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës që nga fundi i muajit maj, duke kërkuar anulimin e projektit. BBC veçon edhe mbështetjen publike të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Gjatë podcastit të saj me shkrimtaren dhe akademiken Lea Ypi, në një episod...
Burimi:
sot.com.al