Drogë drejt Greqisë/ Kishin fshehur në makinë 34 kg kanabis, dy të arrestuar

Drogë drejt Greqisë/ Kishin fshehur në makinë 34 kg kanabis, dy të arrestuar

Shtetasit Eduart Mema dhe Edison Sinani janë vënë në pranga pasi tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë. Sipas uniformave blu, të arrestuarit fshehën 34 kg kanabis në shasinë e automjetit. Arrestimi tyre u krye në urën e fshatit Kardhiq, Gjirokastër, ndërsa droga ishte ndarë në 44 pako. Njoftimi: U kapën tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar 44 pako me lëndë narkotike, të cilat i kishin fshehur te shasia e automjetit, me qëllim trafikimin në Greqi, arrestohen 2 shtetas. Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, të kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me qëllim goditjen e një tjetër tentative për të trafikuar në...