Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

Lëvizja e parë e drejtuesit të komanduar të Policisë së Shtetit duket se ka dhënë menjëherë sinjalin e një ndryshimi në strukturat e brendshme të institucionit. Sokol Bizhga ka firmosur urdhrin për pezullimin nga detyra të Ulian Shpatarakut, një prej emrave më të afërt me ish-kryepolicin Ilir Proda. Sipas raportimeve në media, argumenti zyrtar për këtë vendim është “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë” dhe për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale. Megjithatë, fakti që bëhet fjalë për një zyrtar të konsideruar si pjesë e rrethit të ngushtë të ish-drejtuesit të Policisë ka shtuar interpretimet për një riformatim të brendshëm dhe distancim nga struktura e mëparshme drejtuese. Ulian Shpataraku ushtronte funksionin e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e...