Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale
Tre ish-zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, fonde të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Shijakut dhe Krujës. Në pranga kanë rënë: -Elisabeta Mataj, 41 vjeçe, drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës; –Valbona Hoti Duni, 59 vjeçe, shefe e financës; –Paola Dana, 39 vjeçe, arkëtare/llogaritare Tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë arkëtuar në degët e Shijakut dhe Krujës shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, fond i destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për qytetarët. Ato akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim. Sipas Policisë së Shtetit, hetimet nisën...
Burimi:
gijotina.com