Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta
Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka përgënjeshtruar zyrtarisht deklaratat e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili ka pretenduar publikisht se institucioni që ai drejton është penguar prej më shumë se një viti e gjysmë për të kryer auditime në Kadastër. Gjatë raportimit së saj në nënkomisionin parlamentar për Auditimin e Sektorit Publik, pas pyetjeve të drejtuara nga deputeti Xhelal Mziu, Goxhobelli i cilësoi këto pretendime si të pavërteta dhe të papërputhshme me dokumentacionin zyrtar. Drejtoresha e ASHK-së bëri me dije se ka vënë në lëvizje Kuvendin dhe Kryeministrin përmes një shkrese zyrtare ku listohen të gjitha auditimet e kryera, duke theksuar se KLSH ka pasur akses të plotë si në dokumente, ashtu edhe në sistemet digjitale. Ajo...
Burimi:
argjiroja.net