Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Durrës
Shkon në 5 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në Shijak, automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 36 vjeç, banues në Shijak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Policia Rrugore e Durrësit, gjatë 3 muajve të fundit, ka vënë në pranga edhe 4 shtetas të tjerë që drejtonin automjetin në efektin...
Burimi:
top-channel.tv