“Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”/ Flet avokati: Zvarritja e proceseve, është po aq problem sa korrupsioni

“Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar”/ Flet avokati: Zvarritja e proceseve, është po aq problem sa korrupsioni

Avokati Emanuel Lumçi ka ngritur shqetësime për zvarritjen e proceseve gjyqësore në Shqipëri, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe efektet që kjo ka në punën e avokatëve dhe qytetarëve. I ftuar këtë të enjte në nje studio televizive, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Lumçi u shpreh se vonesat në gjykime janë po aq problematike sa edhe perceptimet për korrupsionin. “Sinqerisht, sa është korrupsioni aq është edhe zvarritja e proceseve gjyqësore”, u shpreh ai. Sipas avokatit, profesionistët e ligjit paguhen për të ofruar shërbim profesional, por zgjatja e proceseve gjyqësore e bën punën e tyre më të vështirë dhe shpesh të pafrytshme në kohë. Ai theksoi gjithashtu se parimi “drejtësi e vonuar është drejtësi...