Dosja zbardh vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”, si u organizua operacioni ku humbi jetën Enea Mekolli në malin e Bodes në Maliq
Detaje të reja dhe mjaft tronditëse dalin nga dosja hetimore e tragjedisë së katër qershorit në malin e Bodes, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos rëndë Edison Adri. Dokumentet zbulojnë se çdo gjë nisi më 3 qershor pas denoncimit të bërë në polici nga çobani Aleksandër Kola, i cili tregoi se pronari i tij, i kërkuari Violand Braçellari, e kishte kërcënuar dhe goditur me qytë arme në kokë. Mes detajesh të shumta Kola ka sqaruar se kishte vënë re se dikush e informonte Braçellarin në rast të lëvizjeve në zonë përmes telefonit por pa arritur të zbulojë konkretisht kush. Pas këtij denoncimi, në datën 4 qershor çobani u mor nga policia dhe u bë pjesë aktive e operacionit. Dëshmitë tregojnë se...
Burimi:
top-channel.tv