Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave

Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Ahmetajt për të dëshmuar në seancë me audio ose videokonferencë. Kërkesë e bërë për shkak se ish-zëvendëskryeminsitri nuk ndodhet dhe nuk mund të paraqitet fizikisht në Shqipëri. Gjatë seancës së parë, përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme paraqitën edhe listën e dëshmitarëve që pritet të thirren në këtë proces. Sipas burimeve nga salla e gjyqit, dëshmitari i parë që do të dëgjohet është Lirim Fejzollari. Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar të mbahet më 24 shkurt, në orën 14:00, kur pritet të vijojë administrimi i provave dhe dëgjimi i dëshmitarëve.  Dosja “Buka” Hetimet lidhen me një transfertë prej 3 milionë eurosh nga Shqipëria drejt Austrisë. Këto para dyshohet se janë përfituar nga ish-zëvendëskryeministri Arben...