DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

Mbrëmjen e të mërkurës, mediave iu shpërnda një dokument, “Deklaratë publike” e Asamblesë së Fakultetit të Drejtësisë së UNISHK në lidhje me përplasjen fizike mes sekretares mësimore të Fakultetit të Drejtësisë me një studente. Siç mund ta konstatoni edhe më poshtë në dokument, kërkohet largimi i menjëhershëm nga puna e sekretares M.H., duke mbështetur edhe propozimin e Dekanatit për Rektoratin, i datës 04.06.2026, ditën kur ndodhi ngjarja.Siç thuhet edhe në deklaratën e Asamblesë së Fakultatit të Drejtësisë, propozimi i Dekanatit për Rektoratin, është bërë ditën e ngjarjes. Pra, qartazi, asnjë nga palët në konflikt, sekretarja mësimore dhe studentja e diplomuar, nuk janë thirrur për tu dëgjuar në versionet e tyre. Është parimi elementar i praktikave juridike dhe për një Fakultet Drejtësie, është një neglizhencë jo...