“Do t’i presim pemët”/ Vaji i ullirit në Mallakastër mbetet stok, kultivuesit: Punojmë e rrojmë kot
Kultivuesit e ullinjve në fshatrat e Mallakastrës ngrenë shqetësimin se sasi të mëdha të vajit të ullirit iu kanë mbetur pa shitur. Ndonëse ullinjtë e Mallakastrës janë shekullorë dhe vaji i tyre është i cilësisë së lartë, kultivuesit thonë se mungesa e tregut për shitjen e vajit i ka vënë përballë vështirësive ekonomike. Kultivuesit thonë se prodhimi është tepër i bollshëm, ndaj është e nevojshme që në këtë zonë të ketë pika grumbullimi për ullinjtë, duke kërkuar nga shteti krijimin e një marke që mund t’iu hapë udhë për eksportimin e ullinjve apo vajit të prodhuar prej tyre. Kultivuesit e ullinjve në Mallakastër thonë se kostot për ta janë tepër të larta, duke filluar nga kujdesi fillestar deri te procesi i përpunimit në fabrikë, ndërsa...
Burimi:
sot.com.al