Do të vijojnë procesin të veçuar nga të pandehurit e tjerë, caktohet trupa e gjyqtarëve për Metën dhe Kryemadhin
Zhvillime të reja në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-presidentit Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, njëkohësisht ish-deputetes Monika Kryemadhi. Ditën e sotme është caktuar trupa e gjyqtarëve që do të shqyrtojë çështjen e tyre, tashmë e ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve, pasi këtyre të fundit iu pranua gjykimi i shkurtuar. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani do të jenë gjyqtarët që do të japin vendimin për Metën dhe Kryemadhin. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv