Do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë, këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja
Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin e njohur amerikan, Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi me Kanye West, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja. Shefi i Qeverisë i ka treguar reperit amerikan ambientet e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje. Nga pamjet duket se Rama i ka dhuruar West librin ‘The Albanian Files’. Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale më këngë të Kanye West, si dhe me 5 yje sipër videos, duke ironizuar kështu sulmet online të kryera nga disa prej organizatorëve të protestave në Tiranë, kundër bizneseve, për uljen...
Burimi:
sot.com.al